Fillon bojkoti i të punësuarve në Inspektoratin e Gjuhëve në RMV, katër muaj pa rroga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar bojkoti i punës në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve pasi 17 të punësuar tanimë katër muaj nuk kanë marrë rroga, njofton “Alsat”. Të punësuarit gjithashtu kanë mbetur pa sigurim pensional, e që është më tragjike edhe pa sigurim shëndetësor. Për këtë, gjatë kësaj periudhe të punësuarit janë detyruar që të gjitha shërbimet në spitale t’i paguajnë në mënyrë private. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, më 7 prill të këtij muaji u dha shpresë të punësuarve se është gjetur zgjidhje për çështjen e rrogave.

“Ndërsa për rrogat mendoj që sot marrin rrogën e parë dhe në mënyrë etapore do t’i marrin edhe dy të tjerat”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

Por nga premtimi për sot, kaluan 17 ditë. Ndërsa, nuk dihet edhe sa ditë e muaj tjerë do të kalojnë që punëtorët të marrin rrogë. Fati i Inspektoratit momentalisht është në udhëkryq.

Neglizhenca e shtetit ndaj këtij institucioni kyç për mbrojtjen e respektimit të gjuhës shqipe nëpër institucione ka arritur majat. Funksionarët e politikanët e kujtojnë vetëm në data solemne sa për mburrje e lavd përpara qytetarëve, duke rrahur gjoks se kanë ngritur një institucion me rëndësi për komunitetin shqiptar.

Advertisement

Kaosi me Inspektoratin e Gjuhëve është krijuar pas ndryshimeve të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese të miratuara në dhjetor të vitit të kaluara, me të cilat të gjitha inspektorateve ua heq statusin juridik dhe i vendos nën kompetenca të Ministrive. Këtë, e pësoi dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve edhe pse statusi i tij juridik garantohet me nene të posaçme në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligji për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. Inspektorati momentalisht ka mbetur në situatë absurde – edhe ka, edhe nuk ka status juridik.

Zëvendëskryeministri Mexhiti për këtë paralajmëroi në mes të muajit prill do të propozohet zgjidhje e re ligjore për të rregulluar statusin e Inspektoratit që të mos jetë në kuadër të Ministrisë, por të jetë në kuadër të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve. Por edhe për këtë, nuk ka kurrfarë aktiviteti. /Alsat/

The post Fillon bojkoti i të punësuarve në Inspektoratin e Gjuhëve në RMV, katër muaj pa rroga appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy