
Thuajse në të gjitha fakultetet u zhvillua ora e parë akademike. Dekani i fakultetit matematiko-natyror, Aleksandar Skeparovski i kujtoi studentët se edhe këtë vit mësimi do të realizohet i kombinuar, me prezencë fizike dhe online varësisht numrit të studentëve në grupe dhe specifikat e programeve studimore.
“Organizimi i mësimit teorik dhe praktik është bërë në atë drejtim që të sigurohet kombinim optimal që do të na mundësonte të mbajmë nivelin e duhur të cilësisë në procesin mësimor megjithatë edhe ti mbrojmë të gjithë pjesëmarrësit në atë proces mësimor, studentët dhe mësimdhënësit” u shpreh Aleksandar Skeparovski, dekan i Fakultetit matematiko-natyror.
Brucoshët e anketuar nga Alsat, akoma nuk ishin të informuar nëse vitin e parë të studimeve do ta realizojnë nga distanca ose me prezencë fizike. Megjithatë ata theksuan se pavarësisht modelit të caktuar praktika nuk duhet të dështojë.
Vit të mbarë akademik studentëve u uroi edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Ajo theksoi se bursat prej 18 mijë denarë për Fakultetin matematiko – natyror ka rritur interesimin e maturantëve për tu regjistruar.
The post Filloi viti i ri akademik në Maqedoni, interesim i lartë për shkencat natyrore appeared first on Telegrafi.