Në Maqedoninë e Veriut që nga dita e djeshme filloi imunizimi më masiv i popullatës. Krahas Shkupit, edhe në disa qytete të tjera filluan të funksionojnë pikat rajonale vaksinale.

Krahas 200 mijë vaksinave kineze, në Maqedoninë e Veriut mbërritjen edhe sasia e parë e 120 mijë vaksinave të paralajmëruara nga Bashkimi Evropian, ndërsa vaksinat erdhën me arritjen e eurokomearit për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ministres austriake, Karoline Edtstadler.

Vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara dhe me imunizimin e punonjësve shëndetësorë. Që nga 5 prilli filloi vaksinimi më masiv në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Deri më 2 maj me Pfizer vaksinë janë vaksinuar 19.858 persona (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë, me Sputnik 34.177 persona (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me AstraZeneca 21.949 dhe me Sinofarm 953 persona./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filloi vaksinimi masiv në Maqedoni, mbërritën edhe një pjesë e vaksinave nga Bashkimi Evropian appeared first on Telegrafi.