Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifiki Hapësinor, Naser Nuredini theksoi se për herë të parë hapet sezoni skijomor në Kodrën e Diellit si Park Nacional.
“Në fund të vitit në mënyrë solemne e shënojmë shpalljen për Park Nacional Malin Shar. Për herë të parë hapim sezonin skijomir në Kodrën e Diellit si ski-resort”, u shpreh Nuredimi.
Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu theksoi se është punuar shumë që të ketë kushte më të mira për Qendrën Skijimore më të mirë në vend.
“Kaluam disa muaj në punë për të krijuar kushte minimale, kushte më të mira për sportistët në këtë Qendër Skijimore. Punuam shumë në mënyrë që sa më shumë të krijojmë kushte për qytetarët dhe turistët jo vetëm në shtetin tonë por edhe në rrethinë. Qendra Skijimore sot është lidere për skijim në vendin tonë dhe rajon. Ne do të vazhdojmë me angazhimin dhe investimet tona”, tha Avziu.
Kujtojmë se sot dhe nesër ski-liftet do të jenë falas për gjithë sportistët që adhurojnë skijimin./Telegrafi/
The post Filloi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.