Filloi protesta në Shkup: “Nuk kemi kryer vrasje mizore”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Parku i Çairit me moton “Nuk kemi kryer vrasje mizore” filloi marshi protestues kundër cilësimit të veprës penale “Vrasje” për rastin e Sazdovskit.

Familjarët e tre të akuzuarve më herët deklaruan se do të kërkojnë të vërtetën dhe të jenë të barabartë para gjyqësorit.

“Familjarët e Besirit, Skenderit dhe Jetonit, kërkojnë të vërtetën! Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të jemi të barabartë! Kërkojmë rikualifikim të lëndës, sepse shokët tanë, NUK KANË KRYER VRASJE MIZORE!”.

“Bobani u dënua me 6 vite burg, thonë se ishte aksident! Besiri dhe Skenderi u dënuan me nga 16 vite burg për secilin, thonë se ishte vrasje mizore! Pra, këto janë vendime në bazë të përkatësisë etnike, dhe për ne, ky vendim është i pabazë dhe nuk e pranojmë. Të premten(09.04.2021), në ora 14:00, nisemi dhe marshojmë drejtë Gjykatës!”, u tha në njoftimin për organizimin e protestave.

Advertisement

Ndryshe, me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit, Besiri dhe Skenderi u dënuan me nga 19 vjet burg, për veprën “vrasje mizore”./Telegrafi/

 

 

The post Filloi protesta në Shkup: “Nuk kemi kryer vrasje mizore” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy