Në Ohër, në hotelin “Inex Ollgica”, po mbahet seanca e përbashkët ndërqeveritare e qeverisë së Maqedonisë dhe asaj hungareze.
Më herët, kryeministri Hristijan Mickoski ka pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili mbrëmë ka mbërritur në Ohër.
Pas seancës së përbashkët ndërqeveritare është paralajmëruar një konferencë për media e dy kryeministrave.
Kryeministri i Hungarisë e udhëheq delegacionin nga qeveria hungareze, ndërsa ministrat maqedonas sot në mëngjes kanë pasur takime bilaterale me kolegët e tyre të departamenteve nga delegacioni hungarez.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Filloi mbledhja e përbashkët qeveritare e RMV-së dhe Hungarisë në qytetin e Ohrit appeared first on Telegrafi.