Në Kuvendin e Maqedonisë tashmë ka nisur debati për emërimin e zëvendësministrave të Qeverisë.

Sipas kryeministrit Zaev, me emërimin e zëvendësministrave do të kompletohet sistemi i institucioneve efiske dhe të fuqishme dhe me kapacitet të plotë do të punojnë në realizimin e programit të Qeverisë.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ndërsa Agim Nuhiu është propozuar për zëvendësministër të Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilhan Rahman është propozuar si zëvendës i ministrit, që e udhëheq Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaki si zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Ministrinë e Financave, zëvendës i ministrit Fatmir Besimi duhet të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë është propozuar Zoran Manevski. Në dikasterin e bujqësisë është propozuar Trajan Dimkovski, i cili më parë mbante postin ministror në të njëjtën Ministri.

Doktor, Ilir Hasani është propozimi për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Arafat Shabani është emëruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Husein në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrovski në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska./Telegrafi/

The post Filloi debati në Kuvendin e Maqedonisë për emërimin e zëvendësministrave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";