
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov ka thënë se edhe në rast se Këshilli i Prokurove Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkim të prokurorit shtetëror publik, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar procedura.
Fillkov theskoi se çdo mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik është i rëndësishëm për këtë procedurë, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk do të udhëhiqen vetëm nga mendimi i një organi nëse, siç tha, mbështeten persona të cilët nuk e realizojnë profesionalisht mandatin e tyre.
“Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria kanë obligim t’i ndërmarrin të gjithë masat ligjore dhe ta respektojnë procesin e paraparë në Ligjin për Prokurori Publike, duke përfshirë edhe mundësinë për ngritje të procedurës procedurës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Filkov.
The post Fillkov: Për shkarkimin e Ljupço Kocevskit nuk varemi vetëm nga Këshilli i Prokurorëve appeared first on Telegrafi.