Filkov: Ministria e Drejtësisë punon në ndryshimin e Kodit Penal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov njofton se Ministria e Drejtësisë së shpejti do të dalë me një zgjidhje ligjore për ndryshimet në Kodin Penal ekzitues, me të cilin, siç thekson, duhet të hiqen pasojat e dëmshme nga ndryshimet ligjore të KP nga viti 2023.

“Definicioni i veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” është nga vlera thelbësore për funksionimin e sistemit gjyqësor, por gjithashtu, edhe për luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të funksioneve publike. Jam dakord që përshkrimi aktual i kësaj vepre penale mund të krijojë çështje në lidhje me zbatimin, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatueshmërinë e gjerë dhe potencialin e tij për keqpërdorim në kontekst të procedurave me motiv politik”, thotë Filkov në intervistë për Plusinfo.

Sipas tij, ajo që është thelbësore është të jepet një përkufizim i qartë dhe i saktë, i cili jo vetëm që do të përcaktojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, por edhe do të minimizojë rreziqet e abuzimit të saj për qëllime politike apo të tjera të pabaza. Prandaj, thekson ai, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes krimeve aktuale dhe normave që përdoren për të ushtruar presion të padrejtë ndaj individëve.

“Si zgjidhje për këtë çështje, Ministria e Drejtësisë punon në zgjidhje ligjore për ndryshime në Kodin Penal, me të cilin duhet të hiqen pasojat e dëmshme nga ndryshimet ligjore të KP nga viti 2023. Tendenca e përparimit të dispozitave për personat juridik dhe ashpërsimi i politikës ndëshkuese, përmes rritjes së dënimeve ekzistuese për veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Planifikohet edhe zgjerimi i përfshirjes së veprave penale për konfiskimin e zgjeruar, si dhe inkorporimi i disa krimeve të reja të cilat janë rezultat i shoqërisë dhe teknologjisë bashkëkohore. Por për këtë shumë shpejtë do të dilet me një zgjidhje plotësisht të formuar ligjore para qeverisë së RMV-së”, thotë ministri i Drejtësisë.

Advertisement

Në lidhje me Kodin e ri penal, Filkov pret që ai të miratohet në vitin 2025.

“Qëllimi ynë është të kemi një Kod Penal efikas dhe bashkëkohor, i cili do të jetë përgjegjës në nevojat e shoqërisë dhe procesit gjyqësor. Pres që Kodi Penal të miratohet në vitin 2025. Ai është përkthyer në gjuhën angleze, ndërsa po përfundon edhe procesi i përgatitjes së tabelave përkatëse, si obligim i skriningut dypalësh për Kapitullin 23. Kodi i ri Penal duhet të harmonizohet me politikat evropiane në fushën me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithë legjislacioni ynë do të harmonizohet me direktivat dhe konventat e vlefshme dhe ndërkombëtare, për të cilën nevojitet sigurimi i mendimit pozitiv nga Komisioni Evropian, thotë ai në intervistë.

Sa i përket risive të cilat mund të priten në Kodin Penal, ministri i Drejtësisë thekson se ato janë ndryshime që do të modernizojnë dhe avancojnë procedurat ekzistuese, si dhe sqarim dhe regullim detajor i disa veprave penale.

Në intervistë, ministri Filkov foli edhe për listën e zezë të SHBA-së, për reformat në Këshillin Gjyqësor, burgjet, nevojën e Ligjit të ri për falje dhe luftën kundër korrupsionit.

Advertisement

 

The post Filkov: Ministria e Drejtësisë punon në ndryshimin e Kodit Penal appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy