Nxënësit deri në klasën e tretë duhet të shkojnë në shkollë, ndërsa për pjesën tjetër të ketë mësim onlajn, përkatësisht të mësojnë nga shtëpia, propozoi Komisioni për sëmundje infektive në takimin e sotëm me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Këtë për AIM e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i cili tha se ky propozim i Komisionit duhet të diskutohet në seancë të Qeverisë dhe të merret vendim përfundimtar.

“Për kopshtet e fëmijëve të hënën e ardhshme ose të martën do të kemi një takim tjetër me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ata po e azhurnojnë numrin, sepse tani ata shohin se sa fëmijë do të regjistrohen, kështu që bazuar në atë të vendoset”, shtoi Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe:Komisioni propozoi që nxënësit deri në klasën e tretë të shkojnë në shkollë, për të tjerët mësim online appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";