Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka realizuar takim me kreun e BFI-së, Shaqir Fetahu. Filipçe kërkon dialog në nivel të gjithë shoqërisë për ballafaqim me pandeminë.

Ai thotë Ministria e Shëndetësisë do të iniciojë takime me përfaqësuesit qeveritar, organizatat joqeveritare dhe liderët fetar, për të definuar mënyrën e luftës ndaj virusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Lufta kundër virusit do të zgjasë, por ne duhet të mësojmë të jetojmë me të dhe të mbrohemi. Unë mendoj se është me rëndësi të madhe që të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile të përfshihen në mënyrë aktive, të përdorin ndikimin e tyre në komunitet me qëllim rritjen e vetëdijes për coronavirusin si dhe nevojën për të respektimin e masave për mbrojtje personale. Për këtë është i nevojshëm dialog në të gjitha nivelet e shoqërisë”, ka shkruar mes tjerash ministri Filipçe.

Ndryshe, pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit, Shaqir Fetahu e mori postin e kreut të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe viziton kreun e BFI-së: Lufta kundër virusit do të zgjasë appeared first on Telegrafi.