Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se nuk dëshiron të spekulojë me datën e saktë se kur do të arrijnë vaksinat në vendin tonë, por tha se kjo do të jetë shumë shpejtë.

Ai tha se po vazhdojnë kontaktet me Pfizer, me përfaqësitë e tyre në Beograd dhe në Romani prej ku pritet dokumentet që t’i lejohet Serbisë t’i eksportoj vaksinat në RMV.

“Vaksinimi kundër COVID-19 në vendin tonë do të fillojë me vaksinat kineze për furnizimin e të cilave jemi në fazën finale. Bëhet fjalë për 200 mijë vaksina për të cilat transportin e organizon Ministria e shëndetësisë”, tha Filipçe.

Ndryshe, të parët për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësor ndërsa më pas kategoritë tjera të qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Vaksinimi në Maqedoni do të fillojë me vaksinat kineze appeared first on Telegrafi.