Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vaksinimi i popullatës do të fillojë ose me vaksinat AstraZeneca ose me vaksinat kineze.
“Për çdo ditë jemi në komunikim. Prodhuesit ballafaqohen me një sfidë për t’i porositur vaksinat e nevojshme nëpër botë. Kemi njoftimi se do të arrijnë në fund të muaji, në dy javët e prillit”, tha Filipçe.
Ai vlerësoi se vaksinimi i punonjësve shëndetësorë po shkon mirë.
Ndryshe, vaksinimi filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësit shëndetësorë ndërsa prioritet pas tyre kanë personat mbi 70 vjet./Telegrafi/
Advertisement
The post Filipçe: Vaksinimi me AstraZeneca do të fillojë me vaksinat kineze appeared first on Telegrafi.