Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se gjatë periudhës së ardhshme vijon vaksinim me tempo të përshpejtuar.

Ai tha vaksinat mbrojnë edhe nga lloji indian i coronavirusit, duke thënë në disa vende të tjera të vaksinuarit janë infektuar me llojin indian, por një përqindje e madhe e kanë kaluar lehtë dhe pa hospitalizime.

“Vlerësimet tona tregojnë se nuk ka ndonjë rrezik nga një valë e e re në periudhën e ardhshme. Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Kishim raste ku persona të vaksinuar janë infektuar me virusin në disa vende. Megjithatë në 98% e kanë kaluar lehtë dhe pa nevojë për hospitalizime”, tha Filipçe.

Ndryshe, në Maqedoni janë aplikuar gjithsej 488.010 doza të vaksinave, ndërsa 206.163 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Vaksinat mbrojn edhe nga lloji indian i coronavirusit appeared first on Telegrafi.