Nesër, do të mbërrijnë 500.000 doza vaksinash nga prodhuesi “Sinovak”.
Kjo vaksinë është aprovuar nga OBSH, efektive dhe plotësisht e sigurt për t’u përdorur, shkruan në Facebook Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Këtu janë karakteristikat zyrtare të vaksinës Sinovak të botuar nga OBSH:
“Virusi i paaktivizuar SARS-Cov – Nevojiten dy doza, doza e dytë 14-28 ditë pas dozës së parë. Shumë efektiv për parandalimin e sëmundjeve të rënda . Jepet muskulisht në shpatull. Rekomandohet për përdorim në gratë shtatzëna kur përfitimet e vaksinimit për gratë shtatzëna tejkalojnë rreziqet e mundshme. Rekomandohet për përdorim nga gratë gjidhënëse si dhe të rriturit e tjerë”, shtoi Filipçe./Telegrafi/
The post Filipçe: Vaksina “Sinovak” është aprovuar nga OBSH, është plotësisht e sigurt për t’u përdorur appeared first on Telegrafi.