Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në një deklaratë për media tha se kanë filluar përgatitjet intensive për procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Filipçe njoftoi se vaksina do të jetë falas për qytetarët e vendit, ndërsa shtoi se janë siguruar 833 mijë doza për 400 mijë qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëpërmjet mekanizmit KOVAKS janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë. Ky është mekanizëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Aleanca globale për imunizim në të cilën marrin pjesë vendet fqinje, përveç vendeve anëtare të BE-së që kanë mundësi për marrëveshje të drejtpërdrejta me ndonjë kompani”, tha Filipçe.

Ai më tej theksoi se vaksinimi i punonjësve shëndetësor do të bëhet në kuadër të institucioneve shëndetësore publike, ku ata punojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sa i përket logjistikës dhe transportit, ne tashmë kemi pasur takime me disa operatorë ekonomikë që tashmë punojnë në këtë fushë, importimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave të tjera. Të gjithë treguan se ata janë plotësisht dakord të jenë pjesë e këtij sistemi dhe se ata do të ofrojnë shërbimet e tyre për të cilat ne do të përgatisim marrëveshje të veçanta”.

“Ne kemi marrë konfirmim nga një fondacion amerikan për frigoriferët e kërkuar në minus 70 gradë dhe ata do të arrijnë në fillim të janarit, ata do të jenë pjesë e këtij sistemi të ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave në vend. Në këtë mënyrë, në bashkëpunim me këta operatorë, praktikisht do ta plotësojmë vetëm me këtë vaksinë, dhe sistemi do të funksionojë siç funksionon tani në pjesën e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave ”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Vaksina për COVID-19 do të jetë falas për qytetarët e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";