Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe sot pas takimit me drejtorët e spitaleve dhe qendrave modulare ka thënë se ka përmirësim tek numri i të prekurve dhe të hospitalizuarve por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë çlirim eventual, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takimin e rregullt me drejtorët e klinikave dhe covid qendrave, kemi bërë vlerësim të gjendjes me të hospitalizuarit për ditët e fundjavës. Gjendja është stabile dhe gradualisht përmirësohet. Shpresojmë se masat ende do të japin rezultatet e kërkuara dhe do të zvogëlohet numri i të prekurve dhe të shtruarve nëpër spitale” shkruan Filipçe.
Përndryshe, Komisioni për Sëmnundje Infektive në Maqedoni sot ka propozuar që të vazhdohet me masat e njejta edhe për një javë. /Telegrafi/
The post Filipçe thotë se nëpër spitale ka përmirësime appeared first on Telegrafi.