Filipçe thotë se deri në fund të verës do të arrihet imuniteti kolektiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me Ambasadorin kinez në një dalje për media deklaruan se gjatë fundjavës në vendin tonë do të mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës “Sinovak”, si dhe një sasi e konsiderueshme e vaksinave “Pfizer” përmes mekanizmit Kovaks.

Filipçe tha se deri në fund të verës një numër i madh i qytetarëve do të jenë të vaksinuar.

“Deri në këtë moment janë vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë, me këtë sasi që do të arrijë edhe 300 mijë qytetarë të tjerë që është 50% e popullsisë që planifikojmë të vaksinojmë, këtu përjashtohen fëmijët. Që do të thotë diku 1.200.000 do të jenë vaksinuar me të cilën deri në fund të verës mund të presim imunitet kolektiv”, u shpreh Filipçe.

Ai shtoi se akoma nuk dihet se si do të ndikojnë mutacionet e koronavirusit, por shtoi se nga përvoja e shteteve tjera, duke përfshirë edhe Kinën, vaksijat janë treguar faktor i rëndësishëm./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Filipçe thotë se deri në fund të verës do të arrihet imuniteti kolektiv appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy