Numrat e lartë me të infektuar me Covid-19, çdo ditë i mbushin spitalet nëpër qytetet e vendit. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, megjithatë pohon se spitalet kanë kapacitet që të pranojnë të sëmurë me Covid-19 dhe se spitali i improvizuar që gjendet në afërsi të Spitalit infektiv, është i zbrazur.
“Ka mjaftueshëm, përsëri ka nën 100 pacientë në spitalin ‘8 Shtatori’, sot, ja dita e dytë me radhë.
Në Klinikën infektive ende ka vende të lira, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazur dhe në repartet e tjera infektive ka vend të lira mjaftueshëm.
Diçka më pak ka në Ohër dhe Manastir, por edhe kjo po menaxhohet, ndërsa në qytetet tjera ka mjaftueshëm”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
The post Filipçe: Spitalet kanë kapacitet për pacientë, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazët appeared first on Telegrafi.