Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se momentalisht nuk ka nevojë për orë policore dhe masat aktuale kufizuese janë të mjaftueshme.
Filipçe sërish u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat, posaçërisht masën e mosgrupimit në hapësira publike që sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, ndalohen gjatë gjithë ditës dhe jo nga ora 21:00 siç ishte më herët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se shqetësuese është grupimi i të rinjve në parqe.
“Qëllimi i ndalesës së plotë për grupim është pikërisht parandalimi i grupimit në parqe pas orës 21:00 kur mbyllen kafenetë dhe objektet tjera hotelerike”, tha Filipçe./Telegrafi/
Advertisement
The post Filipçe: S’kemi nevojë për orë policore nëse respektohen masat appeared first on Telegrafi.