“Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Kovid”.
Kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se nuk ka nevojë të vendosen masa kufizuese.
“Për momentin nuk planifikojmë kufizime apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.
Në lidhje me procesin e vaksinimit, Filipçe tha se janë vaksinuar rreth 240 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se të premten pritet të arrijnë sasi të reja të vaksinës “Pfizer”./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Filipçe: Situata është stabile, nuk planifikojmë kufizime të reja appeared first on Telegrafi.