Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se zbatimi i regjistrimit të popullsisë në kohë pandemie është sfidë e madhe, por procesi mund të zbatohet dhe të përfundojë sipas të gjithave protokolleve shëndetësore.

Filipçe theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse si gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, ashtu edhe tani për regjistrimin e popullsisë do të jenë në dispozicion për edukim dhe sjellje të protokolleve për zbatimin e një operacioni të këtillë kompleks.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse janë në dispozicion për të gjithë ata që do të përfshihen në zbatimin e regjistrimit. Do të japim vlerësimet tona, nëse është e nevojshme mund të kemi edhe mini edukime se si duhet të organizohet nga institucionet që do të udhëheqin atë proces”, tha Filipçe.

Ai si shembull i përmendi zgjedhjet për shkak se në pjesën e zbatimit të protokolleve shëndetësore kaluan pa asnjë vërejtje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo na jep të drejtë se procesi i regjistrimit mund të zbatohet dhe të përfundojë sipas protokolleve shëndetësore”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Shteti ka kapacitet të zbatojë regjistrim të popullsisë në kohë pandemie appeared first on Telegrafi.