Viti i Ri është kohë e shpresës, fillimeve të reja dhe kohë për të kujtuar gjithçka që ndodhi në vitin e kaluar, thotë lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në fjalimin e tij të Vitit të Ri dhe i uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2025, duke i uruar shumë shëndet, lumturi dhe sukses.
“Viti 2024 ishte vit sfidash për LSDM-në, vit në të cilin mësuam shumë dhe vendosëm të kthenim një fletë të re. Me gjithë vështirësitë, ne u forcuam dhe hapëm rrugën drejt një të ardhmeje të mbushur me përkushtim dhe punë për të gjithë ju”, thotë Filipçe në urim.
Humbja zgjedhore, thotë ai, ishte jo vetëm një paralajmërim, por edhe një nxitje që ata të ndryshojnë, të jenë më të mirë dhe më të aksesueshëm për çdo qytetar.
Ata kanë treguar, thotë ai, se dinë të përballen me realitetin, të nxjerrin mësime dhe të vazhdojnë me një vizion të qartë.
Sipas tij, sot LSDM është parti me energji të re, me një kryesi që është këtu për të dëgjuar nevojat tuaja dhe për të ofruar zgjidhje.
LSDM kurrë nuk do ta humbasë fokusin, thekson ai, çdo njeri është i rëndësishëm, çdo problem është sfida jonë e përbashkët./Telegrafi/
The post Filipçe: Së bashku do të ndërtojmë një vend në të cilin të gjithë do të jemi krenarë që jetojmë appeared first on Telegrafi.