Filipçe: Roli i infermiereve në përballjen me këtë pandemi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe me rastin e 12 majit, Ditës ndërkombëtare të infermiereve, u takua sot me infermieret e punësuara në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se Filipçe në takim falënderoi infermieret nga Klinika për kontributin e tyre të përgjithshëm gjatë pandemisë.

“Roli juaj në përballjen me këtë pandemi ka një rëndësi të madhe për të gjithë ne, dhe gjithë kjo e thekson rëndësinë e punës që bëni çdo ditë. Ju nuk jeni vetëm promovues të shëndetit, por jeni edhe mbrojtës, njohuritë dhe sakrifica e të cilëve shpëtojnë jetë të panumërta çdo ditë”, tha ministri Filipçe.

Thelbësia dhe kontributi ndaj përballjes me pandeminë e përgjithshme e potencuan rolin kyç të infermierëve në sistemin shëndetësor. Në periudhën e fundit, si kurrë më parë, kushtet e punës së infermierëve dhe të gjithë personelit shëndetësor janë përmirësuar, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

“Rritja e pagave të infermierëve ishte disa herë, duke filluar nga viti 2018 e deri më sot. Në maj të vitit 2018, është realizuar rritja e vlerës së shtesës për punën gjatë natës prej 29 për qind në 50 për qind. Në shkurt të vitit 2019, u realizua rritje prej pesë përqind e pagave për: personelin e mesëm mjekësor me arsim të lartë, dhe të mesëm mjekësor; (përveç: SPQ “8 Shtatori”, PET Qendra dhe Klinika për sëmundjet kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” – tetë përqind); rritje prej tetë përqind për: personelin mjekësor të mesëm me arsim të lartë, të lartë dhe të mesëm mjekësor. Në janar 2020, u realizua një rritje prej 10 për qind për: personelin mjekësor të mesëm me arsim të lartë dhe të mesëm mjekësor, thuhet në kumtesë.

The post Filipçe: Roli i infermiereve në përballjen me këtë pandemi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy