Ministri i Shëndetësisë në ‘Facebook’ shkruan se “po shoh fotografi në rrjete sociale nga festa në disa qytete pa u respektuar protokollet dhe masat për mbrojtje nga Covid-19”.

“Kërkoj nga institucionet kompetente që t’i dënojë këto tubime. Të rinjtë duhet në mënyrë të plotë t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi, ta mbrojnë veten dhe më të afërmit e tyre, të mbajnë maska mbrojtëse, dhe të mbajnë largësi dhe higjienë”, shkruan ministri Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se është kyçe që të gjithë t’i respektojmë masat në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e coronavirusit dhe çdo mosrespektim të masave të dënohet.

Lexo po ashtu:

Qindra persona pa maskë në festë në një klub nate në Strumicë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në rrjete sociale u publikuan video dhe fotografi të festave të klubeve të natës në Strumicë. Në një klub nate për dy ditë resh ka pasur festë, në të cilën nuk janë respektuar masat edhe pse gjatë ditës së djeshme kishim numër rekord me të infektuar me coronvirus./Telegrafi/

The post Filipçe reagon për festën në Strumicë: Kërkoj nga autoritetet të dënojnë këto tubime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";