Qytetarët sot ndjehen të sigurt sepse jemi pjesë e NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së LSDM-së së bashku me qytetarët, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një postim në Facebook.

“Në vitin 2020, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së LSDM-së dhe qytetarëve, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Me këtë, vendi realizoi një nga synimet më të rëndësishme strategjike që ishte në programet e të gjitha partive politike nga viti 1990 deri në atë moment. Sot jemi një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm, një anëtar domethënës dhe i barabartë i Aleancës.

Rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ishte e lehtë. Kërkonte vendosmëri, vizion strategjik dhe mbi të gjitha guxim për të marrë vendime për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve.

LSDM ndërmori hapa vendimtarë në këtë drejtim, tashmë me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, dhe 600 mijë qytetarë në referendum konfirmuan rrugën e drejtë të zgjedhur nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendosmëria e Maqedonisë së Veriut për të qëndruar krah për krah me demokracitë kryesore të botës duket sot më e rëndësishme se kurrë. Në kushtet e luftës në tokën evropiane dhe paqëndrueshmërisë botërore, qytetarët tanë mund të ndihen të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë”, shkruan Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Qytetarët sot ndihen të sigurt sepse jemi pjesë e NATO-s appeared first on Telegrafi.