![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, se në partinë e tij kanë ndodhur disa ndryshime dhe si parti kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës.
“I kemi detektuar gabimet tona, i kemi diskutuar në kryesi dhe tashmë jemi konsoliduar. Kemi program të mirë partiak, bazuar në risi mirëpo edhe në shumë punë të mira që I kemi kryer edhe në 7 vite qeverisje. Ka ndërrim kryesie dhe po mendojmë edhe për kandidatët me të cilët mund të garojmë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Filipçe.
Filipçe ndër të tjera pati edhe kritika për qeverinë, e cila sipas tij ende po vepron si opozitë.
“Në këto 7 muaj qeveria po sillet ende si opozitë, e shohim që po përkrahin protestat e qytetarëve, duke qenë vetë ata që mund t’i rregullojnë këto problematika.
Kjo qeveri nuk kujdeset për qytetarët, por vetëm për interesat partiake, nuk shoh seriozitet. Nuk merren me çmimet, nuk merren me pagat, pra nuk dëgjohet as zëri jonë si opozitë që të gjejmë bashkë zgjidhje”, tha Filipçe. /KlanM/
The post Filipçe: Qeveria vazhdon të sillet si opozitë, nuk merren aspak me kërkesat e qytetarëve appeared first on Telegrafi.