Filipçe: Qeveria e RMV-së po humb shumë kohë për eurointegrimin, nuk shoh se ka përmirësim në rrugën drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gjatë mandatit të kaluar të Presidentit amerikan, Donald Tramp, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe shpresoj se SHBA-të konkretisht mund të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit me BE-në”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke dhënë një propozim që, sipas tij, duhet të mendohet nga Qeveria.

“Në kuadër të marrëveshjes për dialog strategjik të gjejë një formë ku SHBA-të konkretisht mund të na ndihmojnë në pjesën e negociatave ose në zhbllokimin. Le të përpiqen që në këtë pjesë të bëjnë diçka dhe nuk dyshoj në mbështetjen që jemi duke e marrë nga SHBA-të”,  deklaroi Filipçe.

Filipçe tha se OBRM-PDUKM erdhi në pushtet me dy premtime; ta ndryshojë kornizën negociuese dhe të sigurojë garanca. Por, thotë se nga BE-ja po vijnë sinjale se ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyer nuk janë të pranueshme.

“Ne tani flasim me Brukselin. Me BE-në, jo me Bullgarinë. Por, nëse Qeveria arrinë të fitojë dicka në kuptimin e progresit dhe garancave të mjaftueshme për të ardhmen, ne këtë do ta mbështesim. Duhet të them se po humbim kohë. Tani kemi qeveri politike në Bullgari. Nuk shohim se ka nisma për takime për të përmirësuar pozitat tona. Bëj thirrje që sa më shpejtë Qeveria të bëjë përpjekje, të bëjë diçka që ta dijmë se ku jemi”, tha Filipçe.

Advertisement

 

The post Filipçe: Qeveria e RMV-së po humb shumë kohë për eurointegrimin, nuk shoh se ka përmirësim në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy