
“Propozuam orë policore prej orës 22:00 deri në ora 05:00, në territorin e të gjithë shtetin, nga e mërkura (10 mars)”.
Kështu ka shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në faqen e tij në Facebook, në lidhje me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, për t’u vendosur orë policore, për shkak të rritjes së rasteve të reja.
“Ky propozim është për shkak se në javët e fundit, më shumë të infektuar ka për shkak të transmetimit të virusit në tubime, por edhe për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje, siç janë mbajtja e maskës, distancës dhe mosgrupimi”, shkruan Filipçe.
Ai bënë thirrje për disiplinë, e cila sipas tij, tani është më se e nevojshme për të kontrolluar përhapjen e COVID-19.
Ndryshe, për propozimin që të vendoset orë policore nga ora 22:00, Qeveria e RMV-së duhet të merr vendim nesër./Telegrafi/
Предложивме воведување на полициски час од 22 часот навечер до 5 часот наутро, на територија на цела држава започнувајќи…
Posted by Венко Филипче on Monday, 8 March 2021
The post Filipçe: Propozuam që ora policore të fillojë nga e mërkura prej orës 22:00 appeared first on Telegrafi.