Filipçe: Pranova vaksinën ‘Sinofarm”, të gjithë ministrat kanë caktuar termin për vaksinim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot pranoi vaksinën kineze “Sinofarm”. Edhe pse para se të arrijnë vaksinat premtonte se do të vaksinohet me vaksinën e parë që do të arrijë në vend, ai më në fund pranoi vaksinën pas dy muajve.

“Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Efektet e padëshiruara janë të vogla”, tha Filipçe pas pranimit të vaksinës në sallën sportive “Boris Trajkovski”.

Ai bëri thirrje që të gjithë të paraqiten për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk dhe sqaroi se përmes e-mailit ose mesazhit do të njoftohen për terminin për vaksinim.

Përveç tij, termine për 14 ditët e ardhshme për vaksinim kanë të gjithë ministrat dhe se Qeveria ka vendosur se duhet të vaksinohen, pas vaksinimit të Kuvendit, si institucione që janë kyçe për funksionimin e shtetit./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Filipçe: Pranova vaksinën ‘Sinofarm”, të gjithë ministrat kanë caktuar termin për vaksinim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy