Në Sveti Nikollë kemi një valë më të madhe të infektuar, kjo valë është e lidhur me një grup nga Shtipi, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili vizitoi sot Qendrën Shëndetësore në Sveti Nikollë.

“Ne për vizitë jemi në Sveti Nikollë ku kemi një valë më të madhe të të infektuarve. Në këtë qytet, numri i rasteve është rreth 100, origjina e valës është e lidhur me një grup nga Shtipi.

Shumica e të infektuarve janë nga konfeksionet në qytet”, tha Filipçe.

Ministri më herët përmes rrjetit social Facebook informoi se po përgatisin sistemin shëndetësorë për valën eventuale me coronavirus në vjeshtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kryetarët e 16 komunave mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive për krijimin e “Qendrave të Covid” rajonal në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitalet e përgjithshme dhe qendrat shëndetësore. Qëllimi është të sigurojmë trajtim të duhur për pacientët pozitivë për Covid-19, pa kompromentuar funksionimin e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve të tjerë”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Po përgatitim sistemin shëndetësor për valën eventuale me virus në vjeshtë appeared first on Telegrafi.