Filipçe: Po përgatitemi për valën e dytë të Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se bazuar në studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera se do të ketë valë të dytë të virusit dhe se për këtë institucionet shtetërore po përgatiten.

“Të gjitha studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera, jemi dëshmitarë për të dhënat që vijnë nga Kina, tregojnë që virusi me siguri do të ketë edhe një valë të dytë. Ne po përgatitemi për këtë komfor konsultimeve që kemi me shumë shtete dhe me OBSH-në. Do të nisim investim të madh në sistemin shëndetësorë dhe do të përforcojmë repartet për përkujdesje intensive në të gjithë vendin. Po përgatitemi për valën e re në vjeshtë dhe do ta presim më të përgatitur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. DO ti pajisim të gjitha repartet intensive me aparaturë moderne me krevate, respiratorë, paratë për rëntgen dhe EKG dhe gjithçka tjetër”, pohoi Filipçe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy