Filipçe: Periudha aktuale është specifike, qytetarët t’i respektojnë masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe refuzon të deklarojë se situata me Covid-19 është alarmante, pasi siç thotë, ende ka vende të lira në spitalet e vendit.

Megjithatë, ai tha se periudha në të cilën gjendemi është specifike, dhe qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Dua të them, qytetarët t’i respektojnë masat, sepse kjo periudhë vërtetë është specifike. Ka vende në spitale mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik, por me respektim të masave parandaluese, do të ndihmojmë që të zvogëlohet transmetimi i virusit”, tha Filipçe.

The post Filipçe: Periudha aktuale është specifike, qytetarët t’i respektojnë masat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy