Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së shtetit për shkak të paraqitjes së rasteve me variantin Delta apo të ashtuquajturin variantin indian të koronavirusit.

“Kjo nuk do të thotë se ne duhet të mbyllemi, por se duhet të vaksinohemi”, tha Filipçe.

Ai theksoi se dje dhe sot ka folur me ministrat e shëndetësisë të vendeve të rajonit.

Pas paraqitjes së variantit indian të koronavirusit, ai ka vlerësuar se masa restriktive mund të ketë vetëm në kufij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për masat do të bisedohet deri në fund të kësaj jave. Bëhet fjalë, eventualisht të futen masa vetëm në kufij, jo diçka që do të thotë riorganizim i yni i kësaj që funksionon deri më tani si në institucione të hapur dhe objekte hotelerike me protokolle. Eventualisht vetëm në kufij për hyrje në shtetin tonë”, tha Filipçe.

Ai tha se të hënën përveç se do të fillojë vaksinimi në terren dhe pa termine, do të fillojë edhe vaksinimi i fëmijëve.

The post Filipçe: Përhapja e llojit indian nuk do të thotë se do të mbyllemi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";