Filipçe përgëzon kreun e BFI-së për qëndrimin e tij ndaj coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe përgëzon kreun e BFI-së për qëndrimin e tij ndaj coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ përgëzoi kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahun për qëndrimin e tij ndaj coronavirusit.

“Më gëzon qëndrimi i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu. Mesazhet e tij të drejtuara drejt besimtarëve se coronavirusit ende është këtu janë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes te qytetarët”, thotë Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Fetahu: Coronavirusi ekziston, t’u përmbahemi të gjitha masave

Advertisement

Filipçe sqaron se si ushtruesi i detyrës së kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu ka deklaryuar se virusi është i rrezikshëm dhe se shumë shpejt përhapet duke kërkuar kështu që të respektohen masat dhe rekomandimet e ekspertëve. Me këtë, sipas ministrit Filipçe, ai tregoi përgjegjësi ndaj gjendjes në vend.

“Konsideroj se është shumë e rëndësishme që të gjithë akterët në shoqëri të përfshihen në luftën me coronavirusit. Secili në rrethin e vend mund të ndikojë në vetëdijen e qytetarëve”, tha mes tjerash Filipçe.

Ndryshe, ish-kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi gjatë festës së Fitër Bajramit deklaroi se coronavirusi tashmë është zhdukur./Telegrafi/

Advertisement

The post Filipçe përgëzon kreun e BFI-së për qëndrimin e tij ndaj coronavirusit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy