Filipçe për qëndrimet e Peshkopit Petar: Ju duhet të jeni shembull dhe duhet të mbroni shëndetin e qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka reaguar në lidhje me qëndrimet e Peshkopit Petar duke thënë se të pakuptueshme janë qëndrimet dhe retorika në të cilën refuzohen rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi gjatë festave të Pashkëve.

“Ju si autoritet fetar duhet të jeni shembull dhe të parët të qëndroni pas mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Ju nuk duhet të lejoni të përsëriten gabimet nga e kaluara. Më çduit moskujdesi juaj për pasojat e mundshme dhe rreziqet që mund të sjellin disa Zakone fetare”, shkruan Filipçe.

Ai shton se institucionet fetare në vendet tjera po ndërmarrin të gjitha masat duke i përshtatur zakonet, ndërsa Peshkopi Petar bën të kundërtën.

“Përpjekjet e mia personale që të sigurojmë dialog dhe qëndrim të përbashkët se si ta mbrojmë popullatën gjatë festave duket se nuk vlejnë për ju. Dëshiroj t’ua rikujtoj se në bashkëpunim me bashkësitë fetare, propozuam masa dhe protokolle që mundësojnë besimtarëve të festojnë festën duke ulur rreziqet nga përhapja e virusit”, shkruan Filipçe.

Advertisement

Filipçe thotë se ky është viti i fundit me luftimin e pandemisë ndërsa lufta me virusin është e përbashkët dhe çdo hallkë në atë zinxhir duhet të funksionojë.

“Bëj thirrje që qytetarët në mënyrë masive gjatë festave t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi”, u shpreh Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe për qëndrimet e Peshkopit Petar: Ju duhet të jeni shembull dhe duhet të mbroni shëndetin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy