Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se pas koordinimit që kanë pasur me Komisionin për Sëmundje Infektive, kanë vendosur që për momentin nuk duhet të ketë masa më të rrepta, gjegjësisht të mbetet ora policore prej orës 22:00 deri 05:00.
Megjithatë, Filipçe tha se në fund të kësaj jave sërish do të ketë takim me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe do të vlerësohet situata me coronavirusin.
“Është e qartë se jemi në valën e tretë në këto tre javët e fundit. Është rritur presioni ndaj personelit mjekësor, sidomos në Shkup. Kishim koordinim në Komisionin për Sëmundje Infektive dhe vendosëm që masat e tanishme të mbeten në fuqi, gjegjësisht kufizimi i lëvizjes prej orës 22:00 deri 05:00”.
“Në fund të javës do të ketë sërish mbledhje në KSI dhe do të shqyrtohet situata epidemiologjike. Nuk përjashtohet asnjë mundësi rreth aplikimit të masave të reja kufizuese”, tha në mes tjerash Filipçe.
Ai shtoi se përhapje më e madhe COVID-19 ditëve të fundit është vërejtur në Shkup, Gostivar dhe Veles./Telegrafi/
The post Filipçe: Për momentin nuk ka masa të reja, sërish do të vlerësohet gjendja epidemiolgjike appeared first on Telegrafi.