Filipçe pas numrit rekord të vdekjeve: Gjendja është serioze dhe kritike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe pas numrit rekord të vdekjeve: Gjendja është serioze dhe kritike

Ministri i Shëndetësisë në ‘Facebook’ shkroi se “për fat të keq, deri sot kemi numrin më të madh të të vdekurve, 22 pacientë humbën luftën me coronavirusin”.

“Regjistruam numër rekord prej 30% të pacientëve të testuar, dhe gati 600 pacientë ndodhen të hospitalizuar në repartet infektive në vend. Gjendja me virusin është serioze dhe kritike, trysnia ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor është i madh”, shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Filipçe shkruan se vala e vjeshtës ka kapur gjithë Evropën bashkërisht me botën dhe se askush nuk është kursyer.

Advertisement

Numër rekord vdekjesh nga coronavirusi në Maqedoni, humbin jetën 22 pacientë

“Ju lutem që të kuptohet shumë seriozisht. Nga Secili prej nesh varet se si do ta kalojmë këtë valë. Pres menjëherë edhe në procedurë të shkurtuar që të miratohen të gjithat masat dhe ndryshimet ligjore”, shkruan mes tjerash Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2530612823912402

The post Filipçe pas numrit rekord të vdekjeve: Gjendja është serioze dhe kritike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy