Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencën për shtyp theksoi se parashikimet e epidemiologëve lidhur me të dhënat dhe lidhur me kontaktet prej anketave që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, para së gjithash të vatrave janë se numri i të prekurve me coronavirus do të zvogëlohet.

Ai deklaroi se shkaku i vetëm i rritjes së numrit të të infektuarve, është mosrespektimi i masave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi dëshmitarë se njerëzit po japin kontakte të reja dhe se sërish ka raste në vende në të cilat ka numër më të vogël të të diagnostifikuarve, si në Resnjë. Gjithçka është për shkak të mosrespektimit të masave. Duhet ta dimë dhe të mësojmë se duhet të jetojmë me mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës. Po vjen periudha kur një pjesë e mirë e pacientëve gradualisht do të lirohen nga spitali”.

“Por, nuk është esenca ne në vazhdimësi të kemi numër të njëjtë apo rritje të pacientëve por esenca është ta mbrojmë sistemin shëndetësor dhe njerëzit të mësojnë t’i respektojnë masat. Nuk ka mënyrë tjetër të funksionimit, nuk do të ketë tek ne dhe nuk do të ketë diku në botë”, theksoi ministri Venko Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Parashikimet e epidemiologëve janë se numri i të prekurve do të ulet appeared first on Telegrafi.