Masat aktuale restriktive janë të balancuara dhe japin rezultat pozitiv në shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ClickPlus deklaroi se ora policore jep rezultate dhe për momentin nuk ka nevojë për masa shtesë.

“Ne kemi parë shtete të tjera, që kanë pasur orë policore më të gjatë. kemi shtete evropiane ku gjithçka është e mbyllur. Restorante, shitore, kurse kanë rritje të lartë të të sëmurëve të rinj. Kemi shtete që vendosin orë policore kohë pas kohe, por sërish pa ndonjë efekt”.

“Kjo nënkupton, se ajo që u propozua nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, kurse ne e pranuam, është se, kur virusi transmetohet më shumë në nivel lokal, dhe gjithandej është i shpërndarë njëjtë, vetëm një lloj i masave të këtilla të balancuara mund të japë rezultat. Dhe ne shohim se masat japin rezultate”, tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Ora policore po jep rezultate, masat kufizuese janë të balancuara appeared first on Telegrafi.