“Mirënjohje për Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila në kuadër të Fondit të solidaritetit, dhuroi pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë të Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile”.

Këtë e ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me ndihmën e fundit për shtetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dërgesa përmban 293.700 copë pajisje për mbrojtje personale, gjegjësisht 65.000 maska mjekësore, 122.000 N95 maska mbrojtëse, 5.200 syze, 10.500 rroba mbrojtëse dhe 91.000 doreza ndërsa vlera e donacionit është 305.000 dollarë amerikanë”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: OBSH dhuroi maska, syze, rroba mbrojtëse dhe doreza për Klinikën Infektive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";