Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Shtëpinë e Shëndetit në Shën Nikollë, tha se në takimin e sotëm të Komisionit për Sëmundje Infektive janë analizuar të dhënat në lidhje me coronavirusin për dy javët e kaluara.

Filipçe tha se kapacitetet e spitaleve menaxhohen mirë edhe në lidhje me rotacionin e kuadrove, edhe me shtretërit e lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk presim ndonjë surprizë në lidhje me numrin e pacientëve të hospitalizuar. Puna e epidemiologëve në terren vazhdon me intensitetin e njëjtë”, tha Filipçe.

Në lidhje me votimin e sotëm të personave të infektuar dhe izoluar, ai tha se ka marrë informacion nga KSHZ se votimi është bërë pa pengesa./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Nuk ka rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitale appeared first on Telegrafi.