Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot edhe një herë theksoi se nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese.

Ministri Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e tashme për shkak se situata është kritike.

“Kemi masa të balancuara. Kjo do të thotë se ka kufizim në lëvizje për shkak se detektuam se pas mbylljes së objekteve, shumë të rinj shkonin në hapësira të hapura dhe nuk respektonin masat”, tha Filipçe duke shtuar se problemi nuk është te masat por te respektimi i tyre.

Sipas tij, Maqedonia i ka ndjekur vendet tjera sa i përket kufizimeve.

Advertisement

“E pamë se kufizimet e rrepta nuk dhanë rezultate. Përkundrazi, shumë vende kishin valë më të fuqishme se ne”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy