Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka folur në lidhje me akuzat se në ndryshimet e reja ligjore që ndodhen në procedurë kuvendare, është propozuar edhe privatizimi i Ndihmës së Shpejtë.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë për privatizim, duke shtuar se këto pohime janë spin politik. Filipçe thekson se sipas ligjit, ndihma e shpejtë mjekësore mund të ofrohet vetëm nga institucioni publik shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe ka theksuar se përveç institucionit publik shëndetësor, ndihmën emergjente mjekësore dhe stomatologjike e ofrojnë edhe institucionet private “Neuromedika”, “Zhan Mitrev Klinik”, ndërsa tani fillon edhe “Nikob”.

“Ne vetëm legjitimojmë atë që në fakt po ndodh në terren. Transportin privat që telefonojnë tani qytetari, e paguajnë nga xhepi i tyre dhe kështu do të vazhdojë. Fondi i Shëndetësisë nuk do t’i marrë këto përgjegjësi”, tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka sqaruar se qytetarët nuk do të kenë shpenzime që nuk i kanë pasur deri më tani.

“Tashmë e kemi vënë në ligj atë që ka vite që po ndodh në terren. Ku është privatizimi këtu?”, thotë Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Nuk do të ketë privatizim të Ndihmës së Shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";