Filipçe: Një pjesë e punonjësve shëndetësorë ndjehen të lodhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Click plus’ në TV 21 u shpreh krenar me punonjësit shëndetësor, duke pasur parasysh se sistemi shëndetësor i Maqedoni nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet ndaj sfide të këtillë.

“Çdo ditë është luftë e re kundër pandemisë. Asnjë vend nuk ishte e përgatitur për këtë sëmundje. Mendoj se shumë shpejt dhe në kohë reaguam me masat parandaluese. Mësuam nga përvojat e vendeve tjera, dëgjuam këshiltar e OBSH-së”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se është pritur rritja e numrit të të infektuarve.

“Ishte e pritshme dhe këtë e parapamë në fillim të krizës dhe për këtë shkak e shtuam spitalin montues me çka rriti kapaciteti për 72 shtretër, përveç 110 që ndodhen në klinikë. Për shkak të takimeve familjare pa maska dhe largësi trupore, mosrespektim të rekomandimeve, ndodhi që edhe fillimi i valës së dytë”, tha Filipçe.

Advertisement

Filipçe deklaroi se një pjesë e punonjësve shëndetësor tashmë ndjehen të lodhur.

“Numri i infektologëve është i vogël, në klinikë ka 26 infektologë”, tha Filipçe duke shtuar se virusi nuk do të shuhet deri në zbulimin e vaksinës./Telegrafi/

The post Filipçe: Një pjesë e punonjësve shëndetësorë ndjehen të lodhur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy