Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi se dozat e para të vaksinës Sputnik V do të mbërrijnë nesër në aeroportin e Shkupit në orë 14:00.
“Ne morëm të gjitha dokumentet e nevojshme nga kompania ruse për të përgatitur procedurën administrative në agjencinë e ilaçeve. Vaksinimi ka shumë të ngjarë të fillojë të mërkurën”, tha Filipçe.
Fillimisht, vaksinimi Sputnik do të jetë i destinuar për 3.000 qytetarë, pas së cilës pritet të mbërrijnë doza shtesë për rivaksinim.
Ministri tha se për momentin nuk ka nevojë për vendosjen e masave shtesë, por aspak nuk e përjashtoj mundësinë, në fillim të javës tjetër do ta tregojmë qëndrimin.
“Për momentin nuk rrezikohen kapacitetet spitalore, gjithkund ka krevate të lira spitalore. Kemi pasur disa mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, po ndiqen numrat. Analiza përfundon në fillim të javës së ardhshme”, shtoi Filipçe./Telegrafi/
The post Filipçe: Nesër në orën 14:00 do të arrijnë vaksinat ruse appeared first on Telegrafi.