Filipçe në takim me Siljanovskën: Bashkimi i agjencive të sigurisë është rrezik i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, sot ka realizuar takim me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa siç thonë nga partia, ka shprehur shqetësimin për rrezikun e bashkimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare me Agjencinë e Inteligjencës.

“Unë shpreha shqetësimin dhe theksova se mendoj se ajo duhet të reagojë për disa gjëra që mendoj se janë brenda autoritetit dhe kompetencave të saj. Është mbi të gjitha partishmëria që po ndodh në disa prej strukturave të sigurisë. Theksova rrezikun që mendojmë se mund të jetë shumë i madh, nëse ndodh një shkrirje e dy agjencive të sigurisë dhe ky lloj partizimi vazhdon”, ka thënë Filipçe.

Në pyetjen e një gazetari lidhur me shkrirjen e agjencive të sigurisë, Filipçe theksoi se në kohën e Qeverisë së LSDM-së është bërë një reformë dhe ato institucione janë ndarë dhe profesionalizuar.

“Kjo është arsyeja pse ne mendojmë dhe për këtë arsye po reagojmë që partizimi që po ndodh aktualisht në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare duhet të ndalet dhe gjithashtu mendojmë se bashkimi i dy agjencive në një do të bëjë realisht një institucion të rëndë që vështirë se mund të jetë i kontrolluar. Këtë ia tregova presidentes sot”, ka thënë Filipçe.

Advertisement

Ai pret që kjo formë e dialogut politik mes presidentes së shtetit dhe opozitës të zhvillohet në takime të rregullta./Telegrafi/

The post Filipçe në takim me Siljanovskën: Bashkimi i agjencive të sigurisë është rrezik i madh appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy