Filipçe: Në Maqedoni ka 20 lloje të coronavirusit, nuk është koha për heqjen e maskave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në TV24 deklaroi se gjendja me coronavirusin mbetet stabile dhe se nuk është koha që të hiqen maskat.

Sipas Filipçes, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe se nëse ka përkeqësim të gjendjes epidemologjike, si Qeveri janë të gatshëm për masa të reja.

“Tani kemi gjendje stabile, shpresoj të vazhdojë kështu. E ndjekim gjendjen dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe masa të reja epidemiologjike nëse ka përkeqësim të sërishëm”, tha Filipçe.

Ai theksoi se në Maqedoni ka rreth 20 lloje të coronavirusit dhe se këto ditë priten rezultatet e hulumtimeve më të reja të ASHAA sa i përket pranisë së virusit britanez.

Advertisement

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm duke thënë se tani nuk është koha për heqjen e maskave.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Gjendja tani për tani mbetet stabile, spitalet janë zbrazur dhe shfrytëzohen vetëm 30 për qind e kapaciteteve. Me uljen e numrit të të hospitalizuarve, ulet edhe numri i vdekjeve”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Në Maqedoni ka 20 lloje të coronavirusit, nuk është koha për heqjen e maskave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy