Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me coronavirusin në vend.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me hapjen e kufijve, ndërsa deklaroi se për këtë temë do të diskutohet në fund të kësaj jave, njofton Telegrafi Maqedoni.
“E gjitha kjo çështje do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që e bënë Ministria e Shëndetësisë”, tha Filipçe.
Ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat, në mënyrë që kufijtë të hapen sa më shpejtë./Telegrafi/
Advertisement
The post Filipçe: Në fund të javës do të diskutojmë për hapjen e kufijve appeared first on Telegrafi.