Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe me kufizime dhe se epidemia do të zgjasë edhe pas zbulimit të së vaksinat, deri sa të vaksinohet një përqindje e caktuar e popullatës.

Në deklaratën për TV Sitel, Filipçe theksoi se Maqedonia e Veriut është një ndër vendete e rralla që gjatë gjithë kësaj periudhe ka protokolle për funksionimin e kompanive, bizneseve, objekteve hetelerike, hoteleve, plazheve dhe pishianve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ato protokolle bazohen sipas parimeve epidemiologjike. Duhet të mbahet maskë, mbajtja e largësisë trupore.., është e vetmja mënyrë që ne të dalim nga kjo krizë. Nëse u përmbahemi masave parandaluese, numri i të infektuarve do të zvogëlohet. Ndalesa e lëvizjes mund të merret parasysh në raste të caktuara, në rast se përmbushen kapacitetet spitalore. Ne momentalisht nuk kemi indikacione për një gjë të tillë. S’mund të jetojmë të mbyllura dhe me kufizime. Epidemia do të zgjasë edhe pas zbulimit të vaksinat, deri sa nuk vaksinohet një përqindje e mjaftueshme e popullatës”, tha Filipçe.

Lexo po ashtu:

Maqedonia me 3.885 raste aktive me COVID-19

Advertisement

Filipçe shtoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka nënshkruar letër me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të hymë në planin e shpërndarjes së vaksinave, atëherë kur do të jenë në dispozicion./Telegrafi/

The post Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy